Alqi Bllako nuk dëshmon në Komisionin Hetimor: Kam folur për 5 orë para SPAK

22/02/2022 22:27

Deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako, ka deklaruar para Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët se ka dhënë dëshminë e tij në SPAK disa ditë më parë për 5 orë, dhe nuk mund të përgjigjej sot përpara tyre.

Gjatë fjalës së tij, Bllako tha se deklaratat e tij përbëjnë sekret hetimor për shkak të dëshmisë që ka dhënë në SPAK.

“Kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për gati 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme.

Në përfundim të dëshmisë jam bërë me dije se çdo gjë që kam deklaruar përbën sekret hetimor madje nuk jam lejuar të marr asnjë kopje të proces-verbalit.

Mendoj se jam në kushte të pamundshmërisë për të dëshmuar për çka di në lidhje me këto procedura duke qenë se çdo gjë që di e kam dëshmuar pranë atij organi”, deklaroi Alqi Bllako.

Pas kësaj, vendosi që të largohej nga mbledhja, ndërsa ditën e nesërme do të jetë kryeministri Edi Rama ai që do të dëshmojë në Komisionin për Inceneratorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA