E dërguara e Washingtonit në Tiranë Yuri Kim, u dërgoi 4 pyetje të gjithë kandidatëve në garën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit, me referencë edhe udhëheqësit e tyre persona të shpallur Non-Grata.
Deri më tani, më aktivi prej tyre është Sali Berisha i cili përmes koalicionit Shtëpia e Lirisë ka hyrë në garë me 6 kandidatët e tij.
Kim: Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”
Pak më vonë pas publikimit të këtij mesazhi ambasadorja Yuri Kim, theksoi se ky koment vlen për të gjithë krahët e politikës shqiptare. Ajo u rikujtoi shqiptarëve se Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c) të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA.
Top Channel