Tiranë/ Goditen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, arrestohen në flagrancë 2 persona

21/02/2022 08:48

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se dy shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Chance”.

Në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në dy lokale të ndryshme, konkretisht A. A., klient në një lokal në rrugën “Hamdi Cenoimeri” dhe A. B., klient në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA