“Përdorja ilaçe për gjumin dhe më quanin të droguar”, humbja e një talenti: Mos shkoni pas parave dhe femrave

21/02/2022 20:20

Futbolli mund të jetë një rrugëtim i bukur për shumëkënd, megjithatë ka edhe nga ata të cilët këtë aventurë, profesion dhe pasion nuk arrijnë ta përjetojnë në maksimum.

Fati, dëmtimet, por edhe mungesa e punës bën që talenti të mos mjaftojë për të të dërguar në majë. Kjo ka ndodhur edhe me një lojtar për të cilin pritshmëritë në Itali ishin të larta. Fjala është për Fabiano Santacroce, i cili u prezantua nga Como, dalloi te Brescia dhe shkëlqeu me Napolin aq sa në vitin 2008 fitoi edhe grumbullimin me kombëtaren axurre.

Gjithsesi, rënia erdhi e menjëhershme në momentin kur u shfaqën problemet e para në jetën personale të Santacroce. Ky i fundit tregon se te Napoli merrte gjoba për shkak se vonohej në orarin e stërvitjes, mirëpo e gjitha vinte si pasojë e problemeve me gjumin, për të cilin konsumonte edhe ilaçe. Nga ana tjetër, ish-futbollisti italo-brazilian thekson se arriti në një pikë kur nga 20.000 euro në ditë, përfundoi me 10 euro dita.

“Te Napoli vazhdimisht merrja gjobë se shkoja vonë në stërvitje dhe me të drejtë. Por, gjithçka lidhej me një problem shëndetësor me gjumin. Unë nuk qëndroja vonë natën, por nuk më zinte gjumi dhe detyrohesha të pija ilaçe e nuk e dëgjoja alarmin për t’u zgjuar. Por, njerëzit fillonin të flisnin dhe më konsideronin si të droguar, apo shpreheshin të sigurt se unë isha një pijanec dhe qëndroja nëpër klubet e natës. Pas një dëmtimi në menisk përshkrova 80 kilometra me makinë për të shkuar te një specialist në Benevento për të bërë terapi. Por, kur u ktheva në shtëpi gjuri im ishte i enjtur, ndoshta nuk duhej t’i kisha dhënë makinës. Kush duhej të ma thoshte këtë?! Ndoshta mjeku, por ai nuk e bëri këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA