“Marr 7 mijë lekë në muaj ndihmë ekonomike, kam dhe një djalë të vogël, si ta shtyj unë me këto”, pyet një qytetar.

Sipas një studimi të fundit nga INSTAT, rreth 621 mijë shqiptarë jetojnë në rrezik varfëri. Të ardhurat e tyre janë shumë të ulëta ndërsa çmimet po rriten. Sipas avokatit të popullit një qytetari në Shqipëri i duhen 18 500 lekë për të jetuar në kushte minimale. Por pjesa më e madhe e pensioneve janë nën këtë shifër. Ndihma ekonomike apo pagat gjithashtu nuk garantojnë kushtet minimale për të jetuar. Kjo shifër është shumë me lartë në krahasim me ndihmat sociale në Shqipëri ku pagesat e papunësisë nuk e kalojnë shifrën e 15 000 mijë lekëve,  mesatarja e ndihmës ekonomike arrin 6 500 lekëshin, ndërsa ajo e pensioneve nuk kalon 9 500 lekëshin.

Sipas Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, që nga 2016 injorohet miratimi i ligjit për minimumin jetik:

Që nga 2016 kemi bërë kërkesa ndaj Kuvendit për këtë fakt dhe më pas u vendos krijimi i një komisioni që do merrej me përcaktimin çdo vit të minimumit jetik, por duket se kjo u harrua. Shqipëria në krahasim me fqinjët e saj, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut është shumë larg, sa i përket buxhetit për çështjet sociale”.

Qeveria premtoi dyfishimin e ndihmave për gratë e dhunuara, fëmijë jetimë dhe viktimat e trafikimit, por Vendimi i Këshillit të Ministrave ende nuk ka dalë dhe ndihma nuk është përfituar në muajt janar dhe shkurt. Njohja e nivelit të minimumit jetik do detyronte të gjithë strukturat shtetërore që të vendosnin si kriter shifrën prej 18.500 lekë për një person. Kjo do çonte detyrimisht në rritjen e pensioneve të ulëta por edhe pagave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA