Ilir Shaqiri ka folur për përballjet me Donald Veshajn në Big Brother VIP duke thënë se ishte i bindur që do të ishin dyshja e fundit e finales.

Iliri tha se në moshën e Donaldit, kishte perceptim tjetër për jetën dhe luftonte nga mëngjesi në darkë për të qenë dikushi dhe nuk kishte nevojë për Big Brother VIP.

Ilir Shaqiri: Unë e zgjodha rivalin tim dhe e kisha të qartë që do të ishim dyshja e fundit në finale. Donaldi zgjodhi një karakter tjetër siç është karakteri i tij që është ndryshe nga i imi por unë 26 vjeç, krahasuar me Donaldin nuk kam qenë me këtë perceptim të jetës. Atëherë luftoja nga mëngjesi në darkë për të qenë dikushi dhe ia arrita, nuk kisha nevojë për Big Brother. Donaldi brenda shtëpisë ka qenë i këndshëm, është përfshirë në debate por i përket publikut të vendosë dhe e zgjodhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA