16/11 19:35
Gaz Paja është një nga aktorët më të dashur në Portokalli. Në një rrëfim në Ëndërrtjerrësit, ai përmendi sakrificën e rolit të Nasi Gjymit.
Gazit iu desh të shkonte në Lushnjë për të hyrë më shumë në rol.
“Altini ka qenë pedagogu im më kërkoi që të isha aty. Më tha Goni bëj një laluc se atje kishte nga të gjitha krahinat, vetëm laluc jo. Vendosa para se ta bëj këtë shkova në një fshat të Lushnjës, se e mora me shumë stres. Altini më tha je mirë, unë nuk isha i bindur. Më dha garanci që nëse nuk shkon mirë unë do të pres në transmetim, do marrim riskun e 130 personave në sallë”, tha Gazi.
Top Channel