“Duhet ligji për ndalimin e seksizmit në parlament”, avokatja jep zgjidhjen

21/02/2022 17:55

Një ndër problemet që u trajtua sot në “Shqipëria Live” ishte përdorimi i gjuhës seksiste në publik.

Në Shqipëri, nuk kemi akoma një ligj që e dënon këtë fenomen, por sipas avokates kjo nismë duhet të bëhet sa më shpejt.

Nëse ligji do të hynte në fuqi do kishim një numër të reduktuar të përdorimit të gjuhës seksiste.

“Ne po flasim për një fenomen në të cilin ndodhemi. Një ligj të përshtatshëm për parandalimin e seksizmit në parlament nuk ka. Do të bëja një paralelizëm ku AMA ka një ligj të posaçëm ku mbështetet te të drejtat themelore të individit  dhe bën monitorimin e herpashershëm të mediave për përdorimin e gjuhës seksiste dhe vendos gjoba. Një ligj i tillë mund të përdoret edhe në parlament “, u shpreh avokatja.

Nëse do të kishim ligje të posaçme, që do të aplikoheshin me gjobë dhe pezullim të personave që përdorin gjuhën e tillë do të kishim zgjidhje shumë të mirë, shtoi më tej ajo.

Në shumë raste deputetet janë ndjerë të paragjykuara nga përdorimi i kësaj gjuhe, sidomos në një institucion shtetërorë siç është parlamenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA