Në emisionin “Open” po flitet për fenomenin Big Brother VIP. Ema Andrea u shpreh se fjala “hero” nuk është e duhura dhe e cilëson dëshpërues faktin që një artist duhet të futet në një format për të promovuar vlerat e veta, gjë që Ilir Shaqiri e mohoi.

Ai tregoi arsyen përse zgjodhi të hynte në Big Brother VIP ndërsa theksoi se donte t’i tregonte shqiptarëve se si ishte si njeri pasi u largua nga Shqipëria në një kohë kur arti shqiptar ishte në greminë. Sa i përket surprizës që mori natën finale në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit duke thënë se është një pamje që i qeshin sytë dhe i loton shpirti.

Ema Andrea: Po më vjen keq që vendi ynë di të shohë vetëm politikë e Big Brother dhe pse është jeta jonë kaq mediokër. Kjo më duket situatë e dëshpëruar në përgjithësi. E vërteta është që të premten, teatri nuk kishte spektatorë sepse të gjithë donin të shihnin se si ha, pi e një njeri që është mbledhur për të bashkëjetuar në një shtëpi. Të jesh hero nuk është fjala e duhur. Nuk përfshihet rasti i Ilirit se është një artist për të cilën Shqipëria nuk ishte aq e interesuar. Jam me Ilirin për atë që e njoh si profesionist dhe jo se ka qenë në një format televiziv apo për shkollën që kam hapur. Edhe formatin e fitoi një person që ia ka vlejtur ta ketë këtë famë dhe është dëshpëruese që një person të shkojë për të promovuar vlerat e veta.

Ilir Shaqiri: Erdha vetëm të tregoj vetveten si njeri, jo si artist. Unë kam pasur këtë nevojë se jam larguar në 1992 nga Shqipëria, në një kohë kur arti shqiptar ishte në greminë.

Ema Andrea: Ashtu ishte akoma.

Ilir Shaqiri: Unë pashë një TKOB të super strukturuar dhe për mua është një pamje që më qeshin sytë e më loton shpirti se si e lashë dhe e gjeta. Nuk erdha që të demonstroj artin tim. Unë kam ardhur këtu për t’i treguar popullit tim se kush ishte Ilir Shaqiri sepse përmes skenës, nuk mund ta tregosh origjinalitetin e personit. Nuk mund t’ja tregoj se si peshkon, lan dhëmbët apo dicka tjetër. Doja të më njihnin përtej asaj që është skena ime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA