Xhaçka takon Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, RMV, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në BE

20/02/2022 09:13

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Përgjatë konferencës, Ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të Kosovës, Donika Gërvalla dhe të Bosnje Hercegovinës, Bisera Turkovic.

“Diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit. Mirëpresim të punojmë së bashku duke thelluar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, u shpreh ministrja Xhaçka pas takimit.

Kryediplomatja shqiptare ndodhet në Gjermani si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Përveç krizës së Ukrainës, në Konferencës e Sigurisë janë diskutuar edhe tema të tjera të rëndësishme si: ndryshimi i klimës, digjitalizimi, konkurrenca e sistemeve mes demokracisë dhe autokracisë etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA