Numri i të infektuarve me COVID është ulur në vendin tonë, ndërsa ai i viktimave është rritur, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë viktima.

Nga 1,610 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 206 qytetarë, ku 87 raste janë në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës,  Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh,  2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 4,523 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Humbën betejën me koronavirusin një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç

Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, këshillon ministria.

Statistika (20 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          206
Të shëruar në 24 orë       604
Të shtruar në spitale       79
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 1,610

Testime totale                1,728,492
Raste pozitive                 270,370
Raste të shëruara           262,402
Raste Aktive                    4,523
Humbje jete                     3,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1,330
Fier                   756
Vlorë                428
Elbasan           473
Berat                352
Lezhë               324
Durrës              199
Gjirokastër      169
Shkodër           158
Kukës               163
Korçë               150
Dibër                 21

Top Channel