Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të shtunën se sanksionet ndaj Rusisë duhet të bëhen publike përpara se të ndodhë një pushtim i mundshëm i Ukrainës, ose në të kundërt asgjë nuk do të ketë më vlerë.

Zelensky i tha CNN, se ai nuk ishte dakord me qëndrimin se sanksionet duhet të bëhen vetëm pasi të ndodhë një pushtim i mundshëm rus.

“Duhet të dimë se çfarë do të ndodhë nëse ata fillojnë luftën. Ne nuk kemi nevojë për sanksionet tuaja pasi bombardimet të ndodhin dhe pasi vendi ynë do të qëllohet ose pasi ne mos të kemi më kufij, pse do të na duheshin atëherë ato sanksione?”, tha presidenti ukrainas.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se deri në 190,000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës.

Provat tregojnë se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”, tha kryeministri Boris Johnson.

“Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar”, tha ai në BBC. Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kiev, tha Johnson.

“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë,” përfundoi ai.

Top Channel