Rritja e naftës godet taksitë/ Taksistët: Nuk kemi as sindikata, as opozitë të na mbrojë
20/02/2022 19:49
Rritja e çmimit të karburanteve ka goditur taksistët. Çmimet këto javë kanë arritur nivele historike, afro 200 lekë litri.
“Kam 20 vjet, që punoj si taksist. E kam nisur me 70 lekë litri tani është 200 lekë. Ne nuk kemi as sindikata, as shoqëri civile, as opozitë. Shteti të ndërhyjë duke hequr disa taksa. Në Maqedoninë e Veriut e Kosovë është 1 euro e pak litri”, tha taksisti.
“Jashtë vendit pak të rritet në mënyrë abuzive çmimi, popullin e ke në protestë.”
“Përveç çmimit, cilësia është e keqe. I hedhin zift.”
“Çmimet të ne rriten shpejt, për t’u ulur, as që bëhet fjalë.”
Top Channel