Kërcënimet ruse kundër Ukrainës shërbejnë vetëm për të përforcuar angazhimin e aleatëve të NATO-s për të qenë të gatshëm për të mbështetur njëri-tjetrin, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson.
“Nëse presidenti rus Vladimir Putin beson se, me këto veprime, ai mund ta shtyjë NATO-n, ai do të zbulojë se e kundërta është e vërtetë,” tha Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke iu referuar shqetësimeve se Rusia po përgatitet për të sulmuar Ukrainën, gje të cilën Moska e mohon.
“Kjo përvojë, sado e tmerrshme që është, mund të bëjë edhe më shumë për të bashkuar kontinentin,” tha Johnson, duke argumentuar se një sulm ndaj Ukrainës do të rezultonte në sanksione të ashpra kundër Rusisë dhe akoma më shumë vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur krahun e saj lindor.
“Oguret janë të trishtueshme dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të fortë së bashku,” tha Johnson.
“Ne duhet të përgatitemi për mundësinë e një krize të zgjatur”, shtoi ai
Top Channel