Një video e publikuar në TikTok mbrëmjen e të shtunës tregon se Rusia ka dislokuar në kufirin e Ukrainën raketat balistike 9K720 Iskander.

Këto raketa janë të stacionuara në Lipetsk në kufi me Ukrainën. Bashkë me këto raketa besohet se janë vendosur edhe 5 brigada luftarake në kufirin Rus me Ukrainën.

Raketat 9K720 Iskander janë prodhim rus dhe kanë një rreze veprimi goditëse të mesme. Një raketë peshon 3.800 KG dhe mund të mbushet edhe me lëndë bërthamore.

Sugjerohet se nëse Rusia do ti përdorë këto raketa, objektivat mund të jenë aeroportet, autostradat dhe urat.

Sistemet e këtyre raketave janë të lëvizshme përmes kamionëve trasportues ushtarak. “Nga vendi ku janë të pozicionura këto raketa, është i mundshëm prej atje sulmi Kievit” thotë revista amerikane Foreing Policy.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel