“Ëndërrtjerrësit” për “Portokalli”/ Sonte mblidhen bashkë aktorët e humorit

20/02/2022 12:23

Puntata e radhës e ëndërtjerrësve që do të transmetohet sot në mbrëmje në orën 21 në Top Channel, bashkon për herë të parë ata që kanë bërë portokallinë për 20 vite.

Këtë të dielë në shtëpinë prej xhami në Top Channel do të bashkohen ata që kanë prodhuar humorin më cilësor në këto dy dekada, nga Agron Llakaj te Altin Basha, Vangjel Kozmai, Amarda Toska, Xhemi Shehu, Salsano Rrapi, Nigda Dako, Marjana Kondi, Ola Harizaj, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Gaz Paja, Renada Caci, Ledio Lako, Erion Isai, Irgen Çela dhe Marin Orhanasi.

Nuk ka si të mos ketë humor të hollë në këtë puntatë që ndoshta është dhe historike, pasi bashkohen si kurrë më parë ata që ju kanë dhuruar shqiptarëve buzëqeshje të vërteta. Mos e humbisni këtë spektakël të garantuar që starton sot në orën 21.

Top Channel