Në vazhdim të takimeve me liderë shtetërorë dhe të organizatave ndërkombëtare, në margjina të Konferencës për Siguri në Mynih, presidentja Osmani u takua me presidentin e Letonisë, Egils Levits.
Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Levits për përkrahjen e vazhdueshme që Letonia ka ofruar për Republikën e Kosovës. Në këtë takim, u diskutua lidhur me situatën aktuale në Ukrainë, dhe ndikimin e saj në shtetet baltike dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Presidentja Osmani ka theksuar se Rusia në vazhdimësi ka synuar dhe synon edhe destabilizimin e Ballkanit.
Presidenca, përmes një komunikate për media, thotë se ndër të tjera, në këtë takim mes dy presidentëve u diskutua edhe për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës, dhe mënyrat se si Letonia mund ta përkrahë shtetin tonë në këtë drejtim. Nga Letonia u kërkua përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave, përmes diskutimeve me shtetet anëtare, të cilat mund të kenë hezitime për këtë proces.
Presidentja Osmani tha se shtetet baltike shërbejnë si një shembull i mirë për t’u ndjekur dhe se Republika e Kosovës do të vazhdoj ndërmarrjen e hapave konkret për ta avancuar statusin e vet në integrimin e mëtejshëm në strukturat euro-atlantike.
Top Channel