Katër persona janë proceduar penalisht në Vlorë, për vepra të ndryshme penale.
U procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi H. (J). P., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin B. M., 47 vjeç, pasi është konstatuar duke ndërtuar në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” shtetasi K. L., 40 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Xh. Ll., 46 vjeç, me detyrë punonjës i ujësjellësit Selenicë, se 40-vjeçari e ka qëlluar me grushta, për shkak të detyrës.
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht për veprën penale “Falsifikimi monedhave” shtetasin K. A., 26 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Z. L., 61 vjeç, banues në lagjen “24 Maj”, Vlorë, se 26-vjeçari ka këmbyer një shumë parash në dyqanin e tij, të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel