Altin Alikaj është 46 vjeçari në Vlorë që u gjet pas 8 ditësh i vrarë në banesën e tij.

Alikaj, i shpallur i humbur që prej datës 11 shkurt është gjetur pa shenja jete në banesë nga nëna e tij.

Burime për Top Channel nga vendngjarja thonë se 46-vjeçarit i është gjetur një plumb në shpatull nga krahu i zemrës si dhe ka pasur fraktura në kokë!

Mësohet se viktima ka qenë para disa kohësh në Kosovë dhe sipas burimeve, 46-vjeçarit i është mbajtur pasaportë në Kosova dhe është kthyer në mënyrë ilegale.

Pasi është ekzekutuar i është marrë edhe telefoni, ndërsa vrasja ka disa ditë që ka ndodhur.

Ndërkaq, familjarët pretendojnë se viktima është vetëvrarë, pasi ka qenë babai i të ndjerit i cili ka thënë në polici se kishte parë shenja gjaku dhe kishte gjetur edhe një sëpatë!

Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje dhe njoftohet se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime të ngjashme si ato të shkaktuara me armë zjarri.

Më tej thuhet se, trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, ndërsa po kryhen ekzaminime të tjera për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA