Manchester City – Chelsea, sfidë që do të nisë në orën 18:30, është pa dyshim “ajka” e futbollit të kësaj të shtunë.

Do të përplasen me njëri-tjetrin dy trajnerë të një brezi, ndër më të paguarit në botë, Pep Guardiola dhe Antonio Conte. Citizenz, për shumë arsye kanë përparësi ndaj ekipit londinez në përballjen e sotme, por nëse u referohesh precedentëve të, Pep e Conte janë në ekuilibër të plotë në përplasjet mes tyre.

Dy teknikët takohen për herë të pestë në Premier League: dy fitore për Conte në sezonin 2016-2017, kur drejtonte Chelsea-n, triumf i dyfishtë për Guardiolën vitin pasardhës.

Trajneri nga Leçe, në prag të ndeshjes, e quajti rivalin e tij “trajneri më i mirë në botë”, por as spanjolli nuk i kurseu komplimentet për homologun e tij.

Tottenhami fitoi ndeshjen e fazës së parë me gol të Son Heung-Min, por në atë kohë “Spurs”-at drejtoheshin nga Nuno Espirito Santo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA