Në Gjermani kanë nisur hetimet për më shumë se 26.800 raste kundër personave të dyshuar se kanë përfituar me mashtrime ndihma nga fondi urgjent për koronavirusin, e pritet që të ketë edhe shumë më tepër raste të tilla.
Deri tani përllogaritet se dëmi është shkon në më shumë se 217 milionë euro, njofton gazeta Handelsblatt. Truket e mashtruesve janë të ngjashme: Për të marrë ndihmë urgjente në kuadër të ndihmës për shkak të pandemisë, mashtruesit bënin kërkesë për fonde ndihme për sipërmarrje dhe kompani që në momentin kur qeveria shpalli programin e ndihmave nuk ekzistonin më. Sipërmarrës të tjerë kanë aplikuar në emër kompanish ekzistuese, por i transferuan paratë nga subvencionet në llogaritë e tyre private ose në llogari të kompanisë, por i kanë përdorur për qëllime private, në kundërshtim me rregulloren për ndihmat urgjente për koronavirusin.
Prokuroria e Bremenit njofton për një mashtrim zë veçantë i cili ka shkaktuar bujë: mashtruesit postonin në internet shpallje pune për pozicione që nuk ekzistonin. Me ndihmën e të dhënave personale të mbledhura nga punëkërkuesit, ata aplikonin në emër të tyre për fonde ndihme per pandeminë. Rastet më të shumta të mashtrimeve janë në Berlin. Sipas shefes së policisë atje, Barbara Slowik, 285 raste ishin të lidhura edhe me spektrin islamik.Dëmi i mundshëm që i është shkaktuar deri tani shtetit prej mashtrimeve të mësipërme në Berlin është mbi 118 milionë euro – më shumë se gjysma e dëmit në mbarë Gjermaninë.
Top Channel