Einxhel, Iliri dhe Donald janë tre banorët e Big Brother VIP që janë grindur më shumë në shtëpi me njëri-tjetrin.

Por në një rrëfim të fundit përballë njëri-tjetrit brenda shtëpisë u kuptua që marrëdhënia e tyre nuk do të përfundojë pas daljes.

“Kur e kam takuar për herë të parë ai kishte krijuar një mur, nëse s’do të kishte qenë ai mur do të kishim marrëdhënien që kemi këto ditë. Kemi biseda të këndshme, komenti kur u preka dhe u zbuta është kur Iliri bëri telefonatën e tij me vajzën, unë si gocë babi kam parë një baba të mallëngjyer, jam ndjerë keq dhe kam dashur një fillim të ri me ilirin.

Në lidhje me Donaldin  ka qenë një marrëdhënie e shkatërruar nga jashtë, kur hyra pashë një Donald që më priti mirë, por në momentin që u ngacmua një plagë e imja unë padashje volla diçka që nuk kisha planifikuar kurrë ta bëja brenda. Unë për të tretën herë me ca të vërteta nuk kemi asnjë rezervë unë i kam dëgjuar fjalët e Donaldit dhe ai të miat, kemi nxjerrë një mësim të mirë. E mira është që të miqësojmë nga këto dhe të rindërtojmë ura komunikimi se ndryshe nuk ka asnjë zgjidhje veç agravimit të situatës”, tha Einxhel.

“Presioni, loja formati qëllimet e tua të kondicionojnë marrëdhënien brenda shtëpisë. Kjo luhej më mirë vetëm, nëse nuk do ta dija që Dagz dhe Einxhel do dilnin në televotim bashkë prapë do zgjidhja Dagz. M’u bë qejfi që mori atë propozim nga Top Channel, i urova suksese dhe dukej si paqe me shikim”, tha Donald.

“Unë për Einxhel që në momentin e parë që ka hyrë kam menduar që është vajzë inteligjente, kam qenë në periudhën më të rëndë psikofizike kur ajo ka hyrë”, tha Iliri.

Fenomeni “Big Brother VIP” po ndiqet nga shqiptarët në shtëpi, lokale, ndërsa grupe grupe po bëhet tifozllëk për dy finalistët e mbetur tashmë.

Producentja Sara Hoxha tha se sonte shpallet fituesi, por nuk mbaron këtu, pasi do të ketë edhe tre puntata post Big Brother VIP, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA