Analiza të reja kanë zbuluar se Cristiano Ronaldo është futbollisti me numrin më të madh të ndjekësve të rremë dhe rrjedhimisht dhe përfituesi më i madh nga postimet e sponsorizuara nga ndjekësit e rremë.
‘Ndjekësit e rremë’ në rrjetet sociale janë krijuar posaçërisht për të ndjekur profile të caktuara për të rritur numrin e audiencës së tyre.
Ato janë profile që nuk i përkasin një personi të vërtetë por bëjnë të duket se ky person ka shumë influencë.
Mediat thonë se Ronaldo ia kalon kolegëve të tij Messi e Neymar për numrin e ndjekësve dhe kohët e fundit ka thyer rekordin prej 400 milionë ndjekësish në këtë platformë sociale.
Kërkimi në rrjetin Instagram u bë nga rrjeti i zbulimit të kredibilitetit grin.co për të zbuluar numrin e ndjekësve të rremë për çdo futbollist.
Numri i llogaritjeve u raportua dhe nga rrjeti inkifi.com.
Ronaldo renditej i pari me 92.46 milionë ndjekës të rremë, që sipas ekspertëve përbënin 23% të numrit total.
Kështu nga totalja e tij prej gati 2 milionë dollarë të fituara për çdo postim, më shumë se një e katërta vijnë nga ndjekësit e rremë.
Sipas llogaritjeve, fitimet e paligjshme futbollistit 37-vjeçar për çdo postim, arrijnë në 35.3%, më tepër sesa ato të Lionel Messi, i cili llogaritet se fiton $350 000 për çdo postim nga ndjekësit e rremë.
Treshja e skuadrës së Paris Saint-Germain Neymar, Kylian Mbappe e Sergio Ramos ishte pjesa tjetër e pesëshes kryesuese për ndjekës të rremë, edhe pse kishin shumë më pak se dyshja kryesuese.
Top Channel