Policia e Tiranës, kanë vënë në pranga një 24-vjeçar që vidhte motomjete dhe biçikleta si dhe shiste drogë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, “pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kryente vjedhje motomjetesh dhe biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitësi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: * S. A., 24 vjeç, banues në Prishtinë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje biçikletash dhe motomjetesh”, ben me dije policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.;

Më datë 18.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç.;

Po më datë 18.02.2022, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA