Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Borsh të Himarës.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një shtëpi është përfshirë nga flakët.
Si pasojë kanë humbur jetën një çift të moshuarish, shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Borsh/Informacion paraprak
Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Top Channel