Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte teste Covid të falsifikuara u lirua sot nga qelia!
25-vjeçarja Kritjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili është shprehur se 25-vjeçarja ka qenë thjesht punonjëse e farmacisë dhe se nuk ishte në dijeni se aty kryheshin teste Covidi fiktive!
Pasi dëgjoi palët, Gjykata e cilësoi të ligjshme ndalimin e 25-vjeçares dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.
Farmaci ‘Aurora’ prej kohësh ishte kthyer në një laborator inekzistent për kryerjen e tamponëve Covid-19.
Skema e mashtrimit funksiononte kur pacientët dërgonin mjetin e identifikimit dhe përgjigjen që dëshironin. Përgjigjen pozitive e paguanin 100 euro, ndërsa negativen 50 euro.
Dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë rreth 500 shtetas shqiptar dhe të huaj.
Top Channel