Banorët po bëjnë përgatitjet e fundit, ndërsa pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”.

Ata kanë nisur të bëjnë gati valixhet dhe teksa po sistemonin dollapët kanë realizuar edhe disa grafika.

Ishte Donaldi, ai që e nisi këtë ide i pari, duke bërë edhe një dedikim për të treguar se ai ka qëndruar për katër muaj në atë shtëpi.

“Këtu ka qenë Donaldino”, ka shkruar aktori, duke lënë edhe një dedikim për të gjithë.

Gjithashtu, edhe tre banorët e tjerë, Beniada, Iliri dhe Einxhel kanë vazhduar me vizatimet e tyre.

Sonte presim me padurim një mbrëmje madhështore në ekranin e Top Channel, ku do të shpallet fituesi i Big Btrother VIP, ndërsa votimi vijon ende për Beniadën, Einxhelin, Donaldin dhe Ilirin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA