26/12 08:12
Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar zhvillimin e një miqësoreje me Burkina Fason.
Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.
Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për dardanët.
Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim e ka fituar me rezultatin 2-0.
Përveç se me Burkina Fason, Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën, në Zyrih, më 29 mars./ Supersport
Top Channel