Hamilton flet për herë të parë për zhgënjimin në Abu Dhabi

18/02/2022 13:29

Lewis Hamilton ka thënë se humbja e titullit të tetë kampion bote, në garën me Max Verstappen, bëri që të përjetonte në periudhë shumë të vështirë dhe për këtë gjë, britaniku ka folur për herë të parë publikisht.

Pilotit të Mercedes, Hamilton iu mohua titulli i tetë i botës në Abu Dhabi, gjatë garës së fundit të sezonit, me “goditjen e nxehtë” të Red Bull, Verstappen arriti ta kalojë atë, pas vendimit të dyshimtë të Michael Masi.

Hamilton u zhduk më pas nga rrjetet sociale, duke ngritur spekulime se do të zgjidhte të largohej nga garat, por është rikthyer përpara kampionatit të ri për lancimin e makinës së re të ekipit të tij.

“Ishte një kohë e vështirë për mua dhe një kohë kur më duhej të bëja një hap prapa dhe të fokusohesha në të tashmen”,-tha Hamilton, i cili u shfaq së bashku me shokun e ri të skuadrës George Russell dhe shefin e ekipit Toto Wolff.

Më tej, Hamilton foli edhe për periudhën që kaloi jashtë vëmendjes së medieve dhe kohën që shpenzoi me familjen.

“Kisha familjen pranë dhe krijova kujtime të mrekullueshme. Përfundimisht arrita në një pikë ku vendosa se do të tentoja sërish, duke ardhur në një sezon tjetër dhe të punoja me Toton dhe George”, -shtoi piloti britanik.

Hamilton ka insistuar gjithashtu se ai kurrë nuk deklaroi se do të ndalonte garat dhe foli me zjarr për ‘privilegjin’ e punës.

“Kurrë nuk kam thënë se do të ndalem. Më pëlqen të bëj atë që bëj dhe është një privilegj të punosh me këtë grup të madh njerëzish dhe ndihesh sikur je pjesë e një familjeje. Nuk ka asgjë të ngjashme me të.”-u shpreh ai.

Komentet e Hamilton vijnë vetëm një ditë pasi drejtori i garës së Abu Dhabit, Masi u largua nga roli i tij. 37-vjeçari më parë tha se gara në Yas Marina në dhjetor ishte ‘manipuluar’ për t’i lejuar Verstappen-it të merrte fitoren.

Masit do t’i ofrohet një pozicion i ri në FIA dhe do të zëvendësohet nga Eduardo Freitas dhe Niels Wittich për sezonin e ardhshëm. Ai përfundimisht u hoq nga puna pas një rishikimi në filmin e fundit të sezonit të kaluar.

Një dhomë kontrolli virtuale do të jetë në dispozicion për të ndihmuar drejtorët e rinj të garave, ndërkohë që janë futur edhe ndryshime në rregullat e makinës së sigurisë për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Wolff i ka përshkruar ndryshimet novatore si ‘inkurajuese’.

Unë mendoj se është shumë inkurajuese të shohësh se është ndërmarrë një veprim. Ka një strukturë shumë më të fuqishme tani dhe një strukturë mbështetëse për drejtorin e garave. FIA ka deklaruar se do të ketë një dhomë virtuale kontrolli të garave, teknologjinë më të fundit, dhe tani do të shkojmë, djemtë e rinj do të jenë në vend për testin e Barcelonës. Mendoj se janë hapat e duhur,”-deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA