Mbrëmjen e së enjtes Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi ceremoninë e lancimit të projektit të saj të ri për katër vitet e ardhshme, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e saj ndërkombëtarë UEFA dhe FIFA.
Në praninë e një pjese të rëndësishme të komunitetit të futbollit, presidenti i FSHF-s prezantoi projektin e ashtuquajtur “Futbollit për Kombin”.
Ky projekt i cili ju dorëzua të gjithë të pranishmëve anëtarëve të familjes së futbollit i detajuar, konsiston në 9 shtylla kryesore.
Të pranishëm në këtë ceremoni prezantimi ishin veç përfaqësueseve të klubeve kryesore në vend edhe presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Top Channel