BE: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse pushton Ukrainën

18/02/2022 02:42

Gjermania, Franca dhe disa vende të tjera evropiane e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja të rënda nëse ajo pushton Ukrainën.

“Ne theksojmë se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe do të sillte kosto të jashtëzakonshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të dy vendeve, së bashku me Estoninë, Norvegjinë, Shqipërinë dhe delegacionin e BE-së në Kombet e Bashkuara.

Vendet thanë se ishin shumë të shqetësuar për grumbullimin masiv të forcave të armatosura të Rusisë pranë Ukrainës.

“Ne dënojmë faktin që Rusia deri më tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim të kënaqshëm lidhur me grumbullimin e trupave”, tha ambasadorja gjermane në OKB, Antje Leendertse gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA