Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë një takimi me të rinjtë e Lushnjes në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, u shpreh se Bashkia e Lushnjës do të drejtohet nga një vajzë vizionare si Eriselda Sefa.

Në fjalën e tij tha se të rinjtë do ti garantojnë Partisë Socialiste Lushnjë më 6-mars një fitore të madhe.

“Faleminderit dhe mirënjohje atyre që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës, e bëjë këtë në Lushnjë sepse Lushnja ka një rëndësi të veçantë në Historinë e Shqipërisë me Kongresin e saj.

Te rinjve ju drejtohem gjithmonë me shprehjen e Keneddy-t “Mos prit çfarë do të bëjë atdheu për ty por çfarë do të bësh ti për atdheun”, ndaj të rinjve të Lushnjes sot ju drejtohem, çfarë do të bëni ju për Lushnjën”, çfarë kontributi mund të jepni ju për Lushnjën.

Këto zgjedhje janë një moment shumë i rëndësishëm për gjithë Shqipërinë sepse janë në fushë 3 ekipe, ekipi kombëtar i Partisë Socialiste, ekipi I kategorisë së 3 i cili ngrihet në orën 12 dhe ska çfarë pune të bëjë dhe ekipi i 3 ‘non grata’ i cili ska bërë ndonjë punë për Shqipërinë apo dhe Lushnjën.

A do të lejojnë të rinjtë dhe të rejat e Lushnjës që vota e tyre të përdoret si mjet presioni nga Sali Berisha kundër Shteteve të bashkuara të Amerikës, a mund të lejojnë të rinjtë e Lushnjës që të kenë si model Lulzim Bashën, jo, sepse ne zgjohemi herët nuk flemë gjumë kemi nevojë për pune dhe më mirë se kushdo këtu punët mund ti bëjë Eriselda.

Eriselda është shembulli kuptimplotë I një vajze e cila filloi karrierën hap-pas hapi. Bashkia Lushnje fal Eriseldës ka përfituar projekte kudo në fonde zhvillimi, njësitë e huaja të financimeve, ambasada, donatorët e huaj dhe përballë saj kandidojnë njëri non-grata dhe tjetri grada por nuk I hyjnë në punë as Lushnjës dhe as Partisë Demokratike.

Bashkia Lushnjë për nga madhësia është e 7 në Shqipëri dhe deri në datën 4 mars të shkojmë të gjithë të flasim me çdo të ri në Lushnjë dhe mundësisht edhe me prindërit e tyre sepse kemi nevojë për mbështetjen tuaj sepse një nga shoqet tona të FRESSH-it kandidon për kryetare bashkie dhe ka ardhur radha ne ta drejtojmë Bashkinë Lushnjë.

Duam që më 6-mars ta fitojmë Lushnjën 3-0 njësojë si ndeshja me Beratin në futboll.

Duam të krijojmë dhe vazhdojmë programet e mëdha dhe projektet për Lushnjën, investime në infrastrukturë, punësimin e të rinjve, si problem me I madhe në Lushnje, të gjitha mjediset sportive në Lushnjë që kanë nisur dhe po përfundojnë si edhe këtë sallë kulturore që mban emrin e të madhes Vaçe Zela ka projektin që pret të miratohet nga qeveria. Investime në shkollat e Bashkisë Lushnjë, ku do të kemi mjedise sportive adequate sepse sporti është ilaçi i çdo vesi për të rinjtë.

Deri në 6-mars duhet të sillemi sikur secili prej jush kandidon vetë sepse asnjëri pre kandidatëve përball Eriseldës nuk arrin në nivelin e Eriseldës është njësojë sikur ekipi i Bubullimës të fitojë në Premier League,” u shpreh Balla.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel