Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në fshatin Shirokë të Suharekës në Kosovë. Mësohet se në këtë strukturë kultvoheshin bimët narkotike.
Gjatë operacionit të policisë së Kosovës u arrestuan gjashtë persona, katër prej tyre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Shefi i njësisë anti – drogë në Policinë e Kosovës njoftoi se u konfiskuan 32 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa që ishte
në procesin e tharjes. Ndërkohë janë gjetur edhe mbi 2 mijë bimë narkotike kanabis sativa.
Pesha e drogës shkonte në 800 kg dhe vlera i kalonte 1 milion e gjysmë euro. Prokuroria e Prizrenit njoftoi se hetimet kishin filluar më katër shkurt ndaj tre personave, ku njëri prej tyre u arrestua gjatë aksionit.
Top Channel