Vizita e kryeministrit grek në Beograd: Mbështesim vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Vuçiç: Nuk duam konflikt të ngrirë

17/02/2022 10:39

“Serbia dhe Greqia ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar gjatë një vizite të tij në Beograd kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke theksuar se Athina dëshironte ta shihte Serbinë si pjesë të BE-së.

Kryeministri grek ka ripohuar mbështetjen e tij për një marrëveshje të suksesshme midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre duke theksuar se qëndrimi i Greqisë në këtë çështje nuk ka ndryshuar.

Kyriakos Mitsotakis: Dua të jem i qartë për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Pozicioni i vendit tim nuk ndryshon, ai mbetet i pandryshuar. Por, siç thatë ju, ne duam të shohim normalizimin e plotë të marrëdhënieve tuaja me Prishtinën dhe për këtë arsye mbështesim vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, mbështesim përpjekjet e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian Lajçak për të arritur një arritje gjithëpërfshirëse dhe marrëveshje ligjore.

Aleksandër Vuçiç: Mendoj se Greqia e kupton pozicionin e Serbisë, që është shumë i rëndësishëm për ne dhe theksova se nuk duam asnjë konflikt të ngrirë. Ne kërkojmë një zgjidhje, por zgjidhja duhet të jetë një kompromis dhe jo t’i imponohet Serbisë dhe popullit serb.

Mitsotakis ka theksuar se një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë në interes të të dy vendeve dhe do të krijojë një atmosferë më të favorshme bashkëpunimi në rajon, ndërkohë që Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi i tij në BE janë prioritet kryesor për Greqinë nga axhenda e Selanikut në vitin 2003 ka thënë ai

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA