“Tërheqja ishte maskim”, Rusia shton prezencën ushtarake me 7 mijë trupa në kufi me Ukrainën

17/02/2022 08:17

Edhe pse u fol për një tërheqje, Rusia ka shtuar prezencën ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën me 7 mijë trupa.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i lartë i SHBA i cili tha se Rusia bëri një tërheqje të rreme, ndërkohë që po e rrit prezencën ushtarake në kufi dhe se hapja e Putin për diplomaci ishte maskim, shkruan CNN.

“Çdo indikator që kemi ne tani tregon se ata publikisht ofrohen për diskutime dhe në mënyrë private mobilizohen për luftë”- tha zyrtari.

Liderët e perëndimit e shikuan me skepticizëm tërheqjen e deklaruar nga Rusia. Me herët kreu i NATO-s, Stolternberg u shpreh se pavarësisht deklarimeve të Moskës zyrtare ne nuk kemi parë tërheqje.

“Sipas analizave tona ata mbeten në një pozicion shumë kërcënues. Edhe fakti është se Rusia ka më shumë se 150 mijë trupa përgjatë kufirit me Ukrainën”, u shpreh presidenti i SHBA, Joe Biden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA