Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar ndaj Sali Berishës, i cili komentoi vizitën e Edi Ramës në SHBA duke thënë se ka shkuar për të lobuar për Vuçiçin.
Spiropali i kujtoi moshën duke i thënë që të shkojë në shtëpi për të shijuar perëndimin e diellit se nuk ka më agim për të.
Spiropali: Që kur është kthyer në parlament kjo hije e së shkuarës, duket sikur edhe ata në botën e përtejme kanë deputetin e tyre. Kujt i thua hajn ti që je shpallur botërisht hajn i SHBA, kujt i thua kreu i Meduzës kur ti ke marrë damkën përfundimtare. Ik në shtëpi o Sali, shijo perëndimin e diellit se je në moshë të thyer. Nuk ka më agim për ty. Shqipëria të dha gjithçka dhe ti i le turpin.
Pas fjalës së saj, Berisha doli në foltore por nuk iu dha fjala ndërsa Lindita Nikolla i përsëriste se nuk ka replikë mbi replikë.
Top Channel