Kampionati turk i futbollit është kthyer të jetë një nga destinacionet më të preferuar të futbollistëve shqiptarë, teksa të shumtë janë ato që aktivizohen mes elitës dhe Ligës së parë turke.
Në klubin nga Stambolli bëjnë pjesë Valon Et’hemi, Eduart Rroca dhe Jetmir Topalli, ndërsa vetëm i pari ishte në fushë nga minuta e parë teksa në vazhdim nga stoli u aktivizua edhe Topalli. Sakaq, në radhët e Boluspor, titullar ishin portieri Selmani, Odise Roshi dhe Bekim Balaj ndërsa u aktivizua edhe Dejvi Bregu.
Për t’u kthyer te sfida ata që festuan në fund ishin lojtarët shqiptarë të Boluspor, me skuadrën nga Bolu që triumfoi me rezultatin 1-2. Ndërkaq, numri i shqiptarëve në këtë sfidë mund të ishte edhe më i lartë duke qenë se pjesë e Istanbulspor është edhe Kristal Abazaj, por ish-futbollisti i Kukësit prej kohësh është duke vuajtur një dëmtim./ Super Sport
Top Channel