“Rama bëri ministre çupëlina”, kërkesa e Ballukut për deputetet e opozitës: Gjeni një gjuhë me burrat e grupit tuaj

17/02/2022 14:14

Ministrja Belinda Balluku ka reaguar ashpër pasi deputeti Ferdinand Xhaferaj tha se “Rama bëri ministre çupëlina” duke i kërkuar deputeteve të opozitës që të flasin me kolegët për mënyrën se si trajtohen gratë.

Balluku: Ju keni në grupin tuaj Andian që nuk e di sa vjeç është por sigurisht që është më e re se gocat tona. Dinjiteti vjen me moshën apo është dhe ekziston? Të mos bëjmë lojëra fjalësh se e kuptojmë se çfarë po flasim. Nuk e di si ajo ndihet kur shikon kolegët e grupit parlamentar të përbuzin femrën dhe moshën. 

Çupëlinat janë femra, jo burra. Atë që kryetari i grupit tha, realisht unë ju drejtova juve si Balla, më duket se ka ardhur momenti që ju si zonja të flisni me kolegët tuaj se thuhet njëherë harem, njëherë çupëlina dhe nuk e dimë çfarë etiketimesh po marrim. Mendoj që Andia është dinjitoze në këtë sallë, madje më shumë se të tjerë këtu. Koleget e mia, ju lutem gjeni një gjuhë jashtë kësaj salle me burrat e grupit tuaj.

Top Channel