Mediat angleze zbuluan identitetin e notarit që u sulmua nga një peshkaqen i bardhë në ujërat e Sidneit, në Australi.
Gjithçka ndodhi aq shpejt përpara syve të pushuesve të tmerruar, sa e patën të pamundur t`i shkonin në ndihmë 35-vjeçarit mes thirrjeve të tij të pashpresa.
Vetëm një orë më vonë, rojet e plazhit do të nxirrnin nga uji gjysmën e trupit të të riut fatkeq.
Simon Nellist ishte zhytës profesionist; ai jetonte prej vitesh në Australi edhe pse familjen e kishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe së shpejti do të martohej.
Dëshmitarët në vendngjarje rrëfyen se peshkaqeni 4 metra i gjatë kishte sulmuar “vertikalisht”.
“Ishte si një makinë që përplasej në ujë” u shprehen ata teksa shtuan se grabitqari i ujit e kishte tërhequr viktimën me vete, duke i shkaktuar dëmtime katastrofike.
Ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës i një peshkaqeni në Sidney prej gati 6 dekadash.
I fundit i këtij lloji i regjistruar në zonë është ai i vitit 1963, kur aktorja 32-vjeçare australiane Marcia Hathaway, u sulmua në më pak se një metër thellësi, teksa i fejuari dhe miqtë e saj shihnin të tmerruar.
Hathaway dha shpirt 20 minuta më vonë.
Top Channel