Vendimin më të rëndësishëm nga rikrijimi i saj Gjykata Kushtetuese, zgjodhi ta bëjë publike pak përpara mesnatës të së Enjtes.
Gjyqtarët nuk gjetën shkelje të rënda të kushtetutës për ta shkarkuar presidentin Ilir Meta duke rrëzuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë të pak muajve më parë.
Në vendimin paraprak, Kushtetuesja mbërriti në përfundimin se “ Faktet e paraqitura si shkelje të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
Gjithashtu gjykata rrëzon edhe argumentet për dëmtim të marrëdhënieve të Shqipërisë me ndërkombëtarët. Këtë vendim e mbështetën gjashtë anëtarë të Kushtetueses dhe një votoi kundër.
Muaji Prill do ta gjejë politikën shqiptare dhe parlamentit të mbërthyer në debatet për zgjedhjen e presidentit të ri. Shumica socialiste ende nuk ka artikuluar nevojën e një presidenti konsensual, ndërkohë për Partinë Demokratike të ndarë në dy pjesë, zgjedhja e presidentit të ri nuk është për momentin në agjendën e tyre politike.
Top Channel