Këtë javë sfidon trajnerin që e bëri të debutonte me Chelsea, Lampard për Brojën: E njoh forcën e tij

17/02/2022 16:17

Të shtunën, Armando Broja do të jetë në kërkim të golit numër me shtatë me fanellën e Tottenham sa i përket Premier League, pasi sulmuesi i kombëtares ka në llogarinë e tij me “Shenjtorët” edhe dy gola në Kupë.

Por, sfida e kësaj fundjave do të jetë speciale për 20-vjeçarin duke qenë se përballet me Evertonin, që në stol ka Frank Lampard. Ishte pikërisht Lampard ai që i dhuroi Brojës debutimin në Premier League me fanellën e Chelsea, në muajin mars të vitit 2020 në një ndeshje ndaj Everton.

Tashmë, palët përballën si kundërshtarë, ndërsa Lampard ka folur rreth Brojës duke e vlerësuar shqiptarin, ndërsa thekson se ia njeh mirë cilësitë shtatlartit kuqezi.

“E njoh mirë Brojën, unë i dhurova atij debutimin në Premier League. Është një djalosh shumë i mirë dhe shumë i talentuar. Është i shpejtë, është i fortë dhe ka shumë nuhatje për golin. Një lojtar i ri shumë i mirë dhe unë jam i ndërgjegjshëm për aftësitë e tij”, u shpreh Lamaprd./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA