Arabia Saudite kishte informuar Gjermaninë që në nëntor 2023 për sulmin, Bundestagu heton punën e shërbimeve inteligjente për sulmin në tregun e Krishtlindjeve
23/12 11:45
Mbrojtja Civile Siriane po lufton me flakët që shpërthyen pasi një depo karburanti u godit në zonën e qytetit rebel të Idlib. Bombardimi vrau tre civilë thanë vëzhguesit pro-perëndimorë, pasi goditi dhe fermat rreth depos së maskuar në zonën e quajtur Dana.
Ndërtesa mes tokave të kultivuara funksiononte si depo karburanti për forcat rebele por u eliminua nga artileria dhe avionët qeveritarë, thane dëshmitaret.
Një numër i madh zjarrfikësish erdhën në vendngjarje për të shuar flakët që lëshonin shtëllunga të mëdha tymi në qiell, thanë gazetarët e AFP.
Vëzhguesit sirianë me bazë në Britani thanë se depoja zotërohej nga një kompani karburantesh e lidhur me rebelet në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.
Top Channel