Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e KF Luftëtarit për të pezulluar vendimet dhe efektet juridike të Komisionit të Verifikimit të mbledhur më 10.1.2022, Komitetit Ekzekutiv të FSHF-s të mbledhur më 21.01 të këtij viti si dhe pezullimin e veprimtarisë së të Komisionit të Verifikimit të FSHF të mbledhur më 2 shkurt.
Këto vendime vijnë pak ditë pas vendimit që është marrë nga gjykata e Tiranës e cila rrëzoi edhe votimin e realizuar në shoqatën e kryeqytetit. Gara është bllokuar deri sa gjykata të ketë bërë shqyrtimin e dokumentacioneve dhe zgjidhjen e konfliktit.
Si rrjedhojë Gjykata ka vendosur që të mos zhvillohen zgjedhjet për garën e organeve drejtuese të federatës shqiptare të futbollit të parashikuara më 2 mars.
Vendimi i gjykatës parashikon Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, për organizimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF.
Pezullimi do qëndrojë deri në shqyrtimin e ankesave për falsifikimin e procesit nw shoqatat rajonale. Në të njëjtën ditë, Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi materialet zgjedhore për date 2 Mars, pavarësisht vendimit të gjykatës i cili u mor pasditen e së enjtes.
Gjithashtu është vendosur edhe shpërndarja e materialeve dhe dokumentacioneve zgjedhore. Në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit janë presidenti aktual Armand Duka, ish-trajneri Sulejman Starova dhe gazetari Dritan Shakohoxha.
Në Tiranë ishin edhe ekspertët e UEFA-s qe mblodhën të dhënat dhe te premten do të bëjnë publik edhe raportin e tyre të vëzhgimit sa i përket analizës 4-ditore në kryeqytet, një material që do t’i dorëzohet presidenti ttë UEFA-s, Aleksandër Ceferin, kryeministrit të vendit Edi Rama dhe Federatës Shqiptare të Futbollit
Top Channel