Gjykata nuk e shkarkoi Presidentin Meta, Berisha: Kushtetuesja duhet të dënonte Kuvendin për falsifikim dokumentesh

17/02/2022 12:01

Në një prononcim për mediat jashtë parlamentit, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Presidentin Meta.

Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dënuar Parlamentin për falsifikim dokumentesh.

Sipas ish-kryeministrit, nuk ka pasur shkelje të rëndë Kushtetuese në veprimet e Ilir Metës dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim!

“Parlamenti synonte rikthimi e censurës. Gjykata Kushtetuese në vendimin kryesor duhej të kishte një pikë: dënoj parlamentin për vendimi e tij anti-kushtetues e anti-ligjor. Gjykata Kushtetuese, duke treguar varësinë e tmerrshme nga politika, nuk dënoi aktin e falsifikimit që parlamenti i bëri vendimeve të tij vetë, për t’i vendosur me falsifikim në procedurë dhe kohë. Nuk kam pasur asnjë dyshim se aty ka pasur krim kushtetues në qëndrimet e presidentit apo ka pasur shkelje serioze të kushtetutës, përkundrazi shkelje të kushtetutës ka bërë Parlamenti dhe Rama që kërkon të marrë të gjitha pushtete në këtë vend, përfshirë dhe të Presidentit”, tha Berisha.

Top Channel