Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë garën e FSHF në të gjithë vendin derisa të shqyrtohen shkeljet.
FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat në gjykatë. Duka, Shulku e Kokëdhima janë të pezulluar deri sa të jepet vendimi.
Është pezulluar edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF dhe Komisioni i Verifikimeve në FSHF për zgjedhjet që pritej të mbaheshin më 2 mars për përzgjedhjen e presidentit të FSHF-s dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv .
Kujtojmë se Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës, në padinë që ky institucion, në cilësinë e aksionarit në Klubin e Futbollit Tirana, ka ngritur kundër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.
Veliaj paditi për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzoi Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.
FSHF, deklaroi se akuzat e Bashkisë Tiranë, kishin të bënin me një përpjekje për të destabilizuar garën zgjedhore.
Top Channel