Gjermani, shkon mbi 13 milionë numri i rasteve me COVID-19

17/02/2022 14:50

Numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani ka tejkaluar 13 milionë.

Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 235.626 raste me COVID-19, duke e rritur në këtë mënyrë në 13 milionë e 35 mijë numrin e përgjithshëm të rasteve.

Si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 261 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 120.728.

Numri javor i rasteve të reja në 100 mijë persona në vend u përcaktua të jetë 1.385 ndërsa numri i rasteve aktive u regjistrua të jetë në 3.595.000.

Gjatë fushatës së vaksinimit në Gjermani 63.2 milionë persona e kanë marrë dozën e parë dhe dozën e dytë kundër COVID-19. Numri i personave që kanë marrë dozën përforcuese është rritur në 46.3 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA