“Feminizmin e jap dhe leksion në universitet”, Xhaferraj kërkon falje pasi tha se Rama bëri ministre çupëlina

17/02/2022 14:33

“Rama bëri ministre çupëlina” ishte komenti i Ferdinand Xhaferraj që nxiti reagimet e ashpra të ministreve dhe deputeteve në Kuvend.

Xhaferraj tha se fjala e tij doli nga konteksti ndërsa kur Gjylameti propozoi që të lihet seanca nëse nuk e kërkon ndjesën, deputeti i opozitës u shpreh se feminizmin e jep leksion.

Për këtë arsye kërkoi ndjesë duke thënë se 30 minuta në Kuvend ishin për të sensibilizuar një çështje seksizmi.

Xhaferraj: Është e turpshme se si fjalët janë nxjerrë nga konteksti. Po shkoj 60 vjeç. Nuk e kam pasur problem të kërkoj ndjesë. Arsyetim më të qartë se përmenda dhe vajzën time që nuk ka më etikë se kaq, besoj se ishte shumë e qartë.

Gjylameti: Nëse nuk e kërkon ndjesën, të mblidhen të gjithë zonjat dhe të lënë seancën. Nuk ka lidhje as mosha e as eksperienca.

Xhaferraj: Problemi shtrohet që unë përveç të tjerave, feminizmin e jap dhe leksion në universitet. Fjalët u nxorën nga konteksti por dhe këto 30 minuta u bënë për të sensibilizuar një çështje seksizmi, unë kërkoj ndjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA