“Disa vende të BE-së po bëjnë lojën e Rusisë”, Zelensky akuza të forta për bllokun

17/02/2022 16:10

Përballë kërcënimit të një pushtimit rus, dhe deklaratave të vendeve perëndimore se nuk do të dërgojnë ushtarë për të luftuar në Ukrainë, presidenti i saj Volodymir Zelensky, vendosi ta lërë mënjanë gjuhën e diplomacisë.

Pak ditë pasi i kërkoi Perëndimit të mos përhapë panik krizën, sepse kështu e përkeqëson me shumë, kreu i shtetit ukrainas foli për BBC-në me tone të ashpra për disa vende europiane.

Janë ca shtete anëtare të Bashkimit Europian që po bëjnë lojën e rusëve, dhe kjo është e gabuar”, u shpreh pa doreza Zelensky. Ai i mëshoi idesë se situata e krijuar dëshmon qartë se rruga e vetme për Ukrainën është ajo e anëtarësimit në NATO dhe BE, edhe pse e pranoi se ka për të qenë mjaft e gjatë.

Për mua si president, gjëja më e rëndësishme në këtë rrugë është të mos humbas vendin tim. NATO është një garanci sigurie. Si mund të zgjedhim rrugë tjetër?  Për ne, kjo është garancia që nuk do të humbim pavarësinë”, deklaroi ai.

I pyetur nga gazetarja Sarah Rainsford rreth presioneve nga disa vende europiane që duan ta mbajnë Ukrainën larg aleancës veri-atlantike, presidenti u përgjigj: “Ne nuk mund t`i mbyllim sytë, dhe të themi se Rusia është e vetmja që nuk na do në NATO. Sepse nuk është kjo e vërteta”.

Zelensky theksoi se nuk ka nevojë për një referendum kombëtar lidhur me anëtarësimin në NATO, pasi sipas tij, kjo dëshirë e Ukrainës është e shkruar tashmë në dokumentin themeltar të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA