Michael Masi nuk do të jetë më pjesë e botës së Formula 1 duke nisur nga sezoni i ri që starton më datë 18 mars. Drejtori i garës, kaloi një sezon shumë të vështirë teksa vendimet e tij janë kontestuar vazhdimisht nga skuderi të ndryshme.
Por, ajo që solli një polemikë të madhe ishte vendimi i Masit në garën e fundit të sezonit, teksa pas një aksidenti ai lejoi makinat e prapambetura të parakalonin Mercedesin kryesues të Leëis Hamilton duke zeruar diferencën e britanikut me Max Verstappen e vendit të dytë. Holandezi përfitoi në maksimum nga kjo situatë dhe në fund fitoi për herë të parë titullin kampion.
Mercedez dhe Hamilton kontestuan dhe ia faturuan dwshtimin Masit, ndërsa hetimet për atë rast ishin të gjata. Gjithsesi, në fund Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), ka marrë vendimin final ndërsa Masi është shkarkuar nga detyra e tij dhe në sezonin e ri, këtë post do ta marrin dy personazhe të rinj si Eduardo Frietas and Niels Wittich, të cilët do të funksionojnë në këtë post me rotacion. Sakaq, do të kenë edhe një supervizor në krye, teksa fjala është për Herbie Blash.
Ndërkaq, titulli i Verstappen është i sigurtë dhe nuk ka tashmë asnjë dyshim për holandezin, i cili nuk preket nga zhvillimet dhe vendimet e reja të FIA-s.
Top Channel