Bllokohet prej dëborës pika turistike e Lëpushës, prej 2 ditësh e gjithë zona pa energji elektrike

17/02/2022 13:07

Prej disa ditësh, pika turistike e Lepushës në Kelmend të Malësisë së Madhe është e bllokuar për shkak të dëborës.

Reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe mos pastrimi i rrugëve ka bërë që e gjithë zona të jetë e izoluar dhe turistët të mos mbërrijnë tek bujtinat.

Prej dy ditësh, e gjithë zona është edhe pa energji elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA